Turqia shqetëson NATO-n, blen raketa ruse

19/04/2019 - 21:56

Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë, tha ministri i Jashtëm Мevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne duhet t’i marrim parasysh shqetësimet e NATO-s. Nuk është e vërtetë të thuhet se Turqia i shpërfill ato. Ne jemi gjithnjë sensitivë”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij polak dhe rumun në Ankara.

“Aleatët tanë dhe NATO duhet ta kuptojnë këtë shumë mirë. Ne kemi nevojë për sistemin tonë të mbrojtjes ajrore urgjentisht”, tha ai.

Washingtoni nuk e ka pranuar blerjen e sistemit S-400 nga ana e Turqisë.

Zyrtarët e SHBA-së kanë sugjeruar që Turqia duhet të blejë sistemin raketor amerikan Patriot në vend të S-400, duke argumentuar se sistemi rus nuk përputhet me sistemet e NATO-s.

Turqia është përgjigjur duke thënë se ka qenë refuzimi i SHBA-së për të shitur sistemet Patriot ajo që i ka detyruar të kërkojnë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia i ofroi Ankarasë një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë edhe transferimin e teknologjisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria gjermane pret që ekonomia më e madhe e Evropës të kalojë në recesion në tremujorin e tretë, raportoi të premten revista Der Spieg

Presidenti italian Sergio Mattarella ra dakord për një raund të ri konsultimesh me udhëheqësit politikë, në përpjekje për të zgjidhur kri

Sllovenia ka filluar instalimin e një gardhi shtesë përgjatë kufirit me Kroacinë, në një sektor ku janë raportuar këtë vit numri i rritur

Një stuhi verore ka shkaktuar katër viktima, përfshirë një vajzë 13-vjeçare, dhe njëqind të plagosur në Poloni.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij me vendosmëri do të vazhdojë të hulumtojë burimet hidrokarbure në

Zjarret në pyjet e Amazonës janë aq intensive sa tymi ka mbuluar qytete që gjenden edhe mijëra kilometra larg.

Punonjësi i një hoteli në Kaliforni ka parandaluar një sulm masiv mbi popullsinë civile pasi raportoi se një koleg i tij i pakënaqur kish