Samiti i udhëheqësve të G7-s do të jetë “një provë e vështirë për bashkimin dhe solidaritetin”, një vit pasi krerët e vendeve më të pasura të botës e patën të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët, thotë kreu i Këshillit Europian.

Gjatë një konference për mediat në Biarritz të Francës, Donald Tusk, paralajmëroi se lufta tregtare midis ShBA-së dhe Kinës po cenon besimin e kombeve.

Ai shtoi se përdorimi i tarifave si një mjet politik nga presidenti Donald Trump mund të rrezikonte të gjithë botën.

Takimi i G7-s vjen në një kohë kur tensioni është i lartë midis Kinës dhe Shteteve, ndërsa qeveritë europiane po gjejnë mënyra për të ulur edhe tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit.

I drejtpërdrejtë me qëndrimin e tij, Tusk tha se udhëheqësit e G7-s duhet të përpiqen edhe një herë të bashkohen për çështjen e Iranit, pasi marrëveshja bërthamore qëndron buzë greminës, sidomos pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe rivendosjes së sanksioneve.

Në lidhje për çështjen më të mprehtë të Bashkimit Europian, Tusk paralajmëroi se nuk do të bashkëpunoj për një shkëputje pa marrëveshje.

"Dhe unë vazhdoj të shpresoj se kryeministrin Johnson nuk do ta marrë historia si zotin jo marrëveshje. Ne jemi të hapur për të dëgjuar ide realiste dhe të pranueshme nga të gjithë anëtarët," tha Tusk.

Kreu i Këshillit Europian hodhi poshtë ndërkohë propozimin e presidentit Trump për ta riftuar Rusinë në Grupin e të Shtatëve, duke cituar përparimin e dobët në lidhje me të drejtat e njeriut, ndërsa propozoi që në samtin e ardhshëm të ftohet Ukraina.

Mbërritja e udhëheqësve botërorë në Francë po shoqërohet me protesta, ndërsa në disa raste policia përdori gazin lotsjellës.