Pas akuzave se kishte përdhunuar një vajzë adoleshente, Dan Johnson, një politikan i njohur amerikan, ka kryer vetëvrasje.

57-vjeçari i cili kishte mohuar akuzat, duket se ka qëlluar veten në makinë.

Ai vdiq nga një plagë me armë zjarri pasi kishte ndalur makinën e tij në një pjesë të izoluar, në Uashington.

Johnson u zgjodh si përfaqësues i shtetit amerikan të Kentaki në vitin 2016. Ai fitoi pavarësisht polemikave mbi postimet në Facebook, në të cilat ai krahasoi Barak dhe Michelle Obama me 2 gorilla.

Johnson ishte gjithashtu pastor në një kishë lokale.

Por të hënën, policia publikoi denoncimin e një vajze të re, që e akuzonte për sulm seksual në bodrumin e tij në vitin 2013.

Duke predikuar në kishën e tij të martën, zoti Johnson tha se akuzat kundër tij ishin "krejtësisht të rreme", duke thënë se ato ishin pjesë e një strategjie mbarëkombëtare për të mposhtur republikanët.

Por duket se ai nuk i rezistoi dot presionit nga ana e komunitetit, dhe pas dy ditësh u gjet i vdekur.