Tërmeti i fuqishëm në Turqi shkaktoi 25 viktima dhe më shumë se 800 të plagosur, ndërsa shumë ndërtesa u shembën.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në terren për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar, duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme.

Një pallat shumëkatësh në Demirkent Site në rrethin Bayrakl, u dëmtua rëndë në tre katet e para të cilat ishin dyqane, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar.

Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet vendosën të përdorin 3 vinça.