Papa Françesku i cili për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, kishte anuluar aktivitetet e tij, raportohet se nuk është i infektuar me koronavirus, shkruan e përditshmja italiane “Il Mesaggero”.

Zëdhënësi i Vatikanit, Mateo Bruni nuk ka dashur të komentojë këtë. Por prej ditësh me temperaturë dhe kollitje, Papa kishte bërë testet që në fund kanë rezultuar të jenë negative.

Ditë më parë gjatë meshës së mbajtur, Papa ishte filmuar duke teshtirë dhe kollitur, pasi ishte përqafuar dhe ua kishte shtrënguar duart dhjetëra personave.

Megjithatë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai kishte anuluar disa aktivitete.