U vodhën të dhënat, British Airways gjobitet me 205 milionë euro

08/07/2019 - 11:54

British Airways është gjobitur me më shumë se 200 milionë euro, pasi hakerat vitin e shkuar vodhën detajet bankare, të qindra e mijëra pasagjerëve.

Në një deklaratë, British Airways tha se zyra e Komisionerit Britanik të Informacionit, ka si qëllim të gjobisë kompaninë me 205 milionë euro, bazuar në aktin e mbrojtjes së të dhënave.

Gjoba është ekuivalente me 1.5 për qind të xhiros së British Airways në 2017-n.

Sidoqoftë, kompania thotë se do të marrë në konsideratë apelimin e gjobës dhe se do të marrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur pozicionin e saj.

Në deklaratë, thuhet se kompania kishte reaguar me shpejtësi pas aktit kriminal të vjedhjes së të dhënave.

BA e zbuloi sulmin kibernetik në shtator, disa muaj pasi Bashkimi Europian forcoi ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Të dhënat e vjedhura përfshijnë emrat e klientëve, adresat postale, ato të email-it si edhe informacionet e kartave të kreditit.

Pas publikimit të rastit, BA premtoi se do të kompensonte klientët e prekur dhe i kërkoi ndjesë pasagjerëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 82-vjeçare në Rimini të Italisë ka kërcënuar mbesën dhe të dashurin e saj, se do të paguajë 2 shqiptarë e do i vrasë, pasi i

Politikania kristiandemokrate e publikoi nё twitter vendimin e saj: “Unё dua tё fitoj nesёr besimin e Parlamentit Europian”, shkruan Ursu

Administrata e Presidentit Trump po përpiqet t’i japë fund mbrojtjes përmes azilit për shumicën e emigrantëve të Amerikës Qendrore që hyj

Egjipti ka hapur për publikun dy nga piramidat e tij më antike, të vendosura rreth 40 km nga Kajro, për herë të parë pas 1965.

Të burgosurit me sjellje të mirë do të kenë mundësi të mbajnë vetë çelësin e qelisë, është kjo një skemë e re që do të aplikohet në Brita

Në një numër twittesh, të cilat u cilësuan menjëherë nga kritikët si komente raciste dhe ksenofobike, Presidenti Donald Trump ka provokua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shpresat i ka te Franca për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

Një avion i vogël është rrëzuar në Suedi, jashtë ishullit Storsandskär, duke i marrë jetën 9 personave që ndodheshin në bord.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë ka goditur Indonezinë.