UKRAHINE – Ukrainasit janë tmerruar kur policia e këtij vendi bëri publike të dhënat mbi vrasjen makabre të një gjyqtari dhe familjes së tij. Gjyqtari i Harkovksut, Vladimir Trofimov, u gjet me kokë të prerë së bashku me gruan, djalin dhe të dashurën e tij. Trupat e viktimave janë gjetur nga policia në shtëpinë e gjyqtarit, ndërkohë që nuk dihet ende fati i kokave të viktimave.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës Viktor Pshonka tregoi në lidhje me versionet kryesore të vrasjes së gjyqtarit të Harkovksut Vladimir Trofimov dhe familjes së tij.

Sipas deklaratave të Viktor Pshonka-s, ngjarja e ndodhur mund të jetë e lidhur me aktivitetin profesional të gjyqtarit, por mund të jetë kryer edhe për përvetësimin e pasurisë së viktimës (Vladimir Trofimov ishte koleksionist i njohur i antikuariateve). 58-vjeçari Trofimov koleksiononte monedha të rralla, medalje të Luftës së Dytë Botërore dhe statuja kineze.

Gjithashtu mund të rezultojë se kjo është vrasje e porositur. Në lidhje më këtë çështje janë përcaktuar më shumë se 30 ekspertiza.

Trupat pa kokë të Vladimir Trofimov dhe familjarëve të tij u gjetën të shtunën në banesën e gjyqtarit. Kokat e të vrarëve nuk janë gjetur.