Ukrainë, sot mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

21/07/2019 - 08:30

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpërndau Parlamentin.

Sipas sistemit zgjedhor, në Parlamentin prej 450 vendesh të emëruar “Verkhovna Rada”, thuhet se 225 deputetë do të hyjnë nga lista e kadidatëve të partive politike, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve nga lista e “zonave zgjedhore”.

Në Krimenë nën kontrollin e Rusisë dhe në rajonin Donbas nën kontrollin e separatistëve, nuk do të hapen qendra votimi në gjithsej 26 zona. Për shkak se në këto rajone nuk do të zhvillohen zgjedhjet, deputetët do të zgjidhen nga 199 rajone.

Në zgjedhje për partitë garuese do të zbatohet pragu zgjedhor prej 5 për qind.

Sipas informacioneve të fundit të njoftuara nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Ukrainës, në zgjedhje do të garojnë 2.746 kandidatë nga lista e 22 partive politike. Ndërsa për listën e 199 rajoneve zgjedhore, do të garojnë 3.085 kandidatë, edhe si partiake dhe të pavarur.

Sipas sondazheve, Partia “Shërbyesit e Popullit” të Zelensky-t pritet të marrë 49.5 për qind të votave, Platforma Pro-Ruse e Opozitës për Jetë 10.5 për qind dhe partia Solidariteti Evropian i ish-presidentit Petro Poroshenko 7.7 për qind.

Gjithashtu edhe Partia “Atdheu” e ish-kryeministres Yuliya Timoshenko dhe partia “Zëri” e solistit të grupit të rockut Okean Elzi, Svyatoslav Vakarchuk pritet të kalojnë pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Ndërkohë bëhet e ditur se partia e Zelensky-t për formimin e qeverisë mund të bëjë koalicion me partinë Vakarchuk ose me partinë e ish-kryeministres Timoshenko.

Volodymyr Zelensky fitoi 73.22 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në maj dhe menjëherë pas marrjes së detyrës ai nënshkroi dekretin me të cilin shpërndau Parlamentin dhe organizimin zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 21 korrik.//AA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Europian i kërkoi palëve të ndryshme që të zhvillojnë një dialog të gjerë dhe gjithëpërfshirës për të qetësuar situatën në Hong

Tetë persona kanë vdekur dhe dhjetë të tjerë kanë shpëtuar pas shpërthimit të një zjarri në një hotel në Odesa, njoftoi shërbimi ukrainas

Reshje të mëdha janë raportuar sot në Stamboll, me përmbytje në disa zona si dhe Pazarin e Madh, ndërsa zyrtarët thanë se një burrë u gje

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë çdo negociatë të mëtejshme me Korenë e Jugut, duke thënë se vendimi bëhet “plotësisht me fajin e veprime

Giuseppe Conte, kryeministri i Italisë, është shprehur se gjashtë vende të BE-së kanë rënë dakord që të marrin rreth 150 migrantë të cilë

Katër nga pesë të dyshuarit për vrasjen e gazetarit sllovak, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova një vit më parë, po për

Xhihadistët kanë rrëzuar një aeroplan të qeverisë siriane dhe kanë zënë rob pilotin, i pari i këtij lloji pas përshkallëzimit të konflikt

Teoritë rreth vdekjes së financierit Jeffrey Epstein, i cili ishte në qendër të një çështje gjyqësore me akuzat e trafikimit për seks, ka