Në Itali janë shënuar 156 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Ndërkohë, rastet e reja me Covid-19 janë 642.

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, të paktën 228,006 persona janë prekur me virusin Sars-CoV-2, ndërsa 32.486 persona kanë humbur jetën.

134.560 persona janë shëruar, ku 2,278 pacientë kanë lënë spitalet gjatë 24 orëve të fundit.

Në spital janë 9.269 pacientë të shtruar me simptoma, nga të cilat 640 ndodhen në kujdes intensiv.