Ulet mosha mesatare e të vdekurve nga koronavirusi në Itali, ja cilat janë patologjitë më të rrezikuara

20/03/2020 - 19:08

Gjatë konferencës së sotme për shtyp nga Mbrojtja Civile, profesori Roberto Bernabei vuri theksin në grupmoshat më të rrezikuara nga koronavirusi dhe patologjitë që rrezikojnë më shumë komplikacionet.

"Janë analizuar dosjet e 355 të personave që kanë humbur jetën dhe nga këto vetëm 3, pra 0.8%, nuk kishin patologji shoqëruese. Të gjithë të tjerët kishin nga 1 deri në 3 patologji. Kjo na jep një kuadër të qartë dhe përcakton se rreziku rritet për ata që kanë moshë të thyer dhe patologji të tjera shoqëruese". - tha ai.

Sipas Bernabei-t, patologjitë më të rrezikuara janë hipertensioni, të sëmurët me zemër dhe diabetikët, raportojnë mediet italiane.

Pikërisht tek këta pacientë, koronavirusi shfaqet më agresiv, pasi imuniteti është më i dobët.

Nga ana tjetër, Bernabei bëri publike moshën mesatare të të vdekurve.

“Mosha mesatare e të vdekurve është 63 vjeç. Më pak se 10% e të vdekurve janë poshtë të të 60-ve, ndërsa pjesa tjetër janë mbi 60 vjeç."- tha Bernabei

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri francez, Edouard Philippe paralajmëroi sot se 15 ditët e para të prillit do të jenë edhe më të vështira se 15 ditët e fundit

Princesha spanjolle Maria Teresa, anëtare e familjes mbretërore Bourbon- Parma ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi në moshën 86- vjeçar

Sipas të dhënave të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, ditën e sotme është regjistruar një numër më i ulët i vdekjeve nga koronavir

Wuhan-i është kryeqytet i provincës Hubei dhe vendi ku dyshohet se lindi koronavirusi i ri, COVID-19.

Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e Nju Jorkut do të pësojë një katastrofë më të keqe se W

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe u rrit me 260 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën në 1.019 të vdekur.

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit është rritur me 832, rritja më e madh ditore në vend që pr

Turqia anuloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe vendosi të ndalojë udhëtimet midis 30 qyteteve, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe I

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot vendi me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi.