Italia sot shënin numrin me të ulët të viktimave që nga nisja e pandemisë Covid-19.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar  8 viktima e 175 raste të reja. Gjithashtu reduktohet nën 100 numri i pacientëve në terapi intesive.

Personat aktivë pozitivë reduktohen në 16 836.

Që nga fillimi i pandemisë, Italia ka 240 136 të infektuar me koronavirus, 34 716 viktima dhe 188 584 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 61 351 tampone.

Në terapi intesive po kurohen 97 pacientë me Covid, në struktura spitalore po kurohen 1260 pacientë.