Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 9.789 persona të infektuar, shumë më pak krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regjistroi 15.746 infeksione.

Mësohet se 358 qytetarë nuke kanë fituar betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 18.010 pacientë. Në total, që prej fillimit të pandemisë kanë qenë 3.779.594 të infektuar, ndërsa numri i viktimave është ndalur në 114.662.

Aktualisht, në të gjithë territorin italian, rastet pozitive janë 5524.417, ndërsa në të gjitha spitalet janë të shtruar 27.329.