Ulet numri i parlamentarëve në Itali, do kursehen 300 mijë euro në ditë

09/10/2019 - 09:45

Në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian ka kaluar ligji që ul numrin e ligjvënësve nga 945 në 600. Propozimi ishte bërë nga Lëvizja 5 Yjet, partia më e madhe në Itali, e cila synon të ulë shpenzimet shtetërore dhe qeveritare për të ndihmuar ekonominë.

Kryeministri Giuseppe Conte e ka konsideruar vendimin si një ditë historike për vendin, ndërsa kreu i 5 Yjeve, Luigi Di Maio tha se kjo është hera e parë që ligjvënësit votojnë për të ulur numrin e tyre në Parlament.

Me vendimin e ri numri i ligjvënësve në Dhomën e Ulët do të jetë 400 nga 630 që është aktualisht, ndërsa në Senat do të jetë 200 nga 315. Vendimi do të zbatohet pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Qeveria italiane synon që me uljen e numrit të parlamentarëve të kursejë 300 mijë euro në ditë. Shpenzimet e Parlamentit italian në një vit arrijnë në 1.5 miliardë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeni antidrogë nxjerr zbuluar transportuesen e lëndës narkotike. Shtetasja angleze është kapur në autobusin e linjës Paris-Bruksel.

Nuk ka marrëveshje për Brexit, me 322 vota pro dhe 306 kundër është rrëzuar marrëveshja e Johnson me BE.

Katalonja po përjeton ditën e gjashtë të protestave të cilat nisën si reagim pas dënimit me 100 vite burg në total, të disa drejtueseve t

Mbi 500 mijë qytetarë të Katalonjës kanë protestuar për të pestën ditë radhazi pas vendimit të Gjykatës së Lartë spanjolle për të burgosu

Ovidio Guzman Lopez është arrestuar ditën e sotme nga policia, por vetëm për pak kohë pasi banda e tij e ka liruar menjëherë.

Një konflikt i ashpër ka shpërthyer në veri të Meksikës, pasi forcat e sigurisë kanë kapur një prej djemve të ish-udhëheqësit meksikan të

Franca i ka qëndruar vetos së saj kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence u takua sot me Presidentin Tayip Erdogan në Turqi si pjesë e një misioni për të bindur Ankaranë të ndal

Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.