Ulet numri i të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë 605 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bilanci i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 15843 vetë, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është 157 022, mes tyre 55 668 të shëruar.

Shifra e sotme në Spanjë është gjithashtu më e ulëta që prej 24 marsit, raportojnë mediat spanjolle.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez deklaroi dje se Spanja e arriti pikun e COVID-19 dhe tashmë do të mendohet për masa lehtësuese për të dalë nga ”Lock-Down”.