Uragani Dorian ka shkaktuar shkatërrim “të paparë” në Bahamas thotë kryeministri i vendit, Hubert Minnis. Stuhia, uragani i dytë më i fortë i Atlantikut në rekord, mbetet akoma jashtëzakonisht e rrezikshme. Rreth 13,000 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa ujërat kanë përmbytur gjithçka, duke rrëmbyer makina e pemë.

Dorian është stuhia më e fuqishme që ka goditur Bahamas, e cila vazhdon të lëvizë dhe pritet të godasë bregun lindor të SHBA, sipas parashikuesve. Ajo goditi Bahamas si një stuhi e kategorisë pesë, por tani është dobësuar në një kategori katër.

Dorian megjithatë do të mbetet një stuhi e fuqishme gjatë dy ditëve të ardhshme. Shtetet e Floridës, Xhorxhias, Karolinës së Veriut dhe Jugut kanë deklaruar të gjitha gjendjen e jashtëzakonshme.