Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një numër paralajmërimesh në pritje të Uraganit Florence, që ka fituar fuqi teksa po i afrohet Karolinës Jugore dhe veriore.

Në një postim në “Twitter”, ai tha se kjo është një nga stuhitë më të fuqishme që do të godasë brigjet lindore në shumë vite. Florence për momentin është një stuhi e kategorisë katër, me erëra që kapin shpejtësinë e 220 km në orë.

Duke patur parasysh trajektoren aktuale, ajo pritet të prekë në tokë në afërsi të Uillmingtonit në Karolinën e Veriut, gjatë pasdites. Një numër urdhrash për evakuim janë lëshuar në Karolinën e Jugut, atë të veriut dhe Virxhinia, duke prekur më shumë se 1 milionë persona. Vetë presidenti Trump ka nënshkruar deklaratat e emergjencës për zonat e prekura.

Ai ka dërguar edhe të paktën pesë postime në “Twitter” në të cilat paralajmëron njerëzit të dëgjojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.