Ursula von der Leyen tёrhiqet nga posti i ministres sё Mbrojtjes

16/07/2019 - 11:41

Politikania kristiandemokrate e publikoi nё twitter vendimin e saj: “Unё dua tё fitoj nesёr besimin e Parlamentit Europian”, shkruan Ursula von der Leyen. “Pavarёsisht rezultatit tё mёrkurёn do tё tёrhiqem si ministre e Mbrojtjes, pёr t’ia kushtuar tё gjitha forcat shёrbimit nё Europё. Jam thellёsisht mirёnjohёse pёr vitet me Bundeswehrin.”

Me premtime e reja pёr temat si mbrojtja e klimёs dhe tё drejtat paramentare Ursula von der Leyen kёrkoi mbёshtetje pёr zgjedhjen si presidente e Komisionit tё BE-sё.  Nё njё shkresё prej tetё faqesh drejtuar socialdemokratёve europianё ajo deklaron ndёr tё tjera se do tё ndёrmarrё njё nismё tё re pёr pakёsimin e emetimeve tё gazrave tё efektit serё. Deri nё vitin 2012 ajo do tё paraqesё njё plan pёr bisedeimet mbi klimёn, se si “nё mёnyrё tё pёrgjegjshme” tё arrihet pakёsimi me 55 pёrqind i kёtyre gazrave nё atmosferё. Deri mё 2050 BE-ja duhet tё bёhet neutral ndaj klimёs.

Duke iu referuar kёrkesasve tё socialdemokratёve, politikania e CDU-sё premton se dёshiron tё arrijё vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, dhe tё avancojё luftёn kundёr papunёsisё tek tё rinjtё. Programi i shkembimeve Erasmus duhet tё zgjerohet edhe pёr ata qё ndjekin shkollat profesionale. Lidhur me politikёn e refugjatёve ajo shpreson tek njё mekanizёm i ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare.

“E drejta pёr nisma ligjore” pёr Parlamentin e BE-së

Ndryshe nga deri mё sot, von der Leyen synon edhe njё rol mё tё fuqishёm tё Parlamentit Europian nё procesin legjislativ tё BE-sё, sepse deri tani vetёm Komisioni i BE-sё ka pasur tё drejtё tё ndёrmarrё nisma ligjore. Ndaj kёrkesave pёr njё pozicionim mё tё qartё lidhur me shtetin ligjor nё Poloni dhe nё Hungari von der Leyen nё dёgjimin parlamentar reagoi disi e rezervuar.

Sfidat me tё cilat konfrontohet Europa, shkruan von der Leyen, mund tё pёrballohen vetёm me vendosmёri dhe duke mbrojtur vlerat e pёrbashkёta, por edhe duke u angazhuar pёr njё shoqёri mё korrekte, mё tolerante dhe mё me barazi.

Von der Leyen pas emёrimit nga kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive kёtё tё martё (16.07) duhet tё pёrballet edhe me votёn nё Parlamentin Europian. Aty ajo ёshtё e varur pjesёrisht prej votave tё socialdemokratёve europianё, nё mёnyrё qё tё arrijё shumicёn absolute tё kёrkuar. Tё gjelbёrit dhe tё majtёt javёn e kaluar, deklaruan, se nuk duan ta votojnё ministren gjermane tё Mbrojtjes. /DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë pas shpërthimit të vullkanit, Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet i fuqishëm.

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar të zbatojnë një armëpushim “të plotë dhe gjithëpërfshirës” në lindje të Ukrainës para fundit të vitit 2019

Një aeroplan ushtarak i nisur nga Kili me 38 persona në bord është zhdukur nga radarët.

Masakër në një spital në Republikën Çeke, gjashtë persona mbeten të vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Një përdhunues serial është dënuar me 33 burgime të përjetshme. Joseph McCann përdhunoi mbi 11 gra dhe fëmijë në të gjithë Anglinë.

Për të lehtësuar punën e ambasadave të mbingarkuara, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka ngritur një departament enkas për viz

Prodhimi botëror i armëve është shtuar.

Ministrja e Transportit në Finlandë Sanna Marin u zgjodh nga partia e saj Socialdemokrate të Dielën për t’u bërë Kryeministrja më e re e

Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë raportuar të zhdukur, nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 03:37 minuta të mëngjesit të sotëm në Italinë Veriore.