Një grup ushtarësh të armatosur kanë marrë peng 78 nxënës në një shkollë kristiane, në një fshat në veri-perëndim të Kamerunit. Guvernatori i zonës, Deben Tchoffo, bëri me dije se së bashku me nxënësit ishte marrë peng edhe drejtori i shkollës në Bameda, i cili është dhe kryeqyteti i rajonit.

Rajoni ku u regjistrua ngjarja është anglofon dhe është i njohur për aktet e dhunës, pasi aty operojnë grupe rebele separatiste. Në mesin e pengjeve është edhe një mësues, së bashku me shoferin e autoubusit.