Ushtria e Assad dhe rusët sulm mbi Idlib

16/01/2020 - 12:24

21 persona u vranë e 82 të tjerë u plagosën nga bombat e avionëve të Asadit, të hedhura mbi një treg të qytezës Ariha, në rajonin e Idlibit. Mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe disa fëmijë.

Këto pamje tregojnë mjetet ajrore që hedhin mbi zonat e banuara bomba tepër të fuqishme, siç duket qartë nga tymi i përmasave të mëdha që ngrenë në ajër. Sipas mediave ndërkombëtare, regjimi i Asadit e kreu sulmin me ndihmën e aleatëve rusë.

Me këtë sulm është shkelur armëpushimi i arritur të dielën mes forcave të Damaskut dhe rebelëve antiqeveritarë, që u ndërmjetësua nga vetëm rusët, por edhe Turqia e pranishme me trupa ushtarake në veri të Sirisë.

Forcat e Asadit prej më shumë se një viti po përpiqen të marrin kontrollin e Idlibit, një ndër qytetet më të rëndësishme në veri të vendit, që është nën kontrollin e militantëve të moderuar antiqeveritarë, me pretekstin se këta të fundit janë bashkëpunëtorë të Al-Kaedës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një djalë adoleshent, viktimë e bulizmit ‘gjithë jetën e tij’ ka vrarë veten në Britani pasi ndjente se nuk mund t’i shpëtonte ngacmimeve

Një tjetër paciente ka humbur jetën mbrëmjen e sotme nga koronavirusi në Itali.

Mbërrin në 10 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Regjistrohet rasti i parë i prekjes me koronavirus në Barcelonë dhe në Zvicër.

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka rënë në kufirin mes Turqisë dhe Iranit.

Policia vazhdoi sot kontrollet në postblloqet përreth qyteteve italiane të izoluara, ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë përhapjen

Kroacia ka konfirmuar rastin e saj të parë të koronavirusit.

Britania e Madhe ka shtuar masat për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës, koronavirus.

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.