Yulia Skripal, e bija e ish agjentit rus ka dalë nga spitali.

33-vjeçarja u helmua së bashku me babain e saj Sergei, një ish-agjent në Britaninë e Madhe, në Salisbury në muajin mars.

Yulia Skripal më herët kishte deklaruar se ajo po merrte më shumë forca dita-ditës dhe babai i saj gjithashtu nuk ishte më në gjendje kritike.

Sipas asaj që shkruan "BBC", ajo u largua nga spitali mëngjesin e së martës dhe ishte dërguar në një vend të sigurt.

Theresa May ka akuzuar Rusinë se fshihet pas helmimit, gjë të cilën Kremlini e ka mohuar.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, deklaroi më parë se Mbretëria e Madhe mund ta kishte kryer sulmin më 4 mars.