Vajza e ish-presidentit paguan një miliardë euro për t’u liruar

24/06/2019 - 15:46

Vajza e ish-presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, për një periudhë i shumë pushtetshëm përpara se të humbiste privilegjet dhe të burgosej në mars, pohon se i ka paguar mbi një miliard euro shtetit për lirimin e saj nga burgu.

Gulnara Karimova, 46 vjeçe, vajza e madhe e presidentit, i cili vdiq në 2016 pas më shumë se një çerek shekulli në pushtet, u dënua në 2017 me 10 vite burg për mashtrim me tatimet, përvetësim dhe fshehje të parave në prerje të huaja që arrijnë shuma marramendëse.

Vitin e kaluar, dënimi për të u dha për pesë vite arrest shtëpiak, por Karimova u dërgua në mars në burg për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit, pas mosrespektimit të arrestit shtëpiak dhe refuzimit për t’i paguar dëmshpërblim shtetit.

Në një mesazh të publikuar në Instagram të dielën, Gulnara Karimova i kërkoi falje popullit të këtij vendi të Azisë Qendrore.(Atsh)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Londra ka dënuar konfiskimin e anijes së saj në Gjirin Persik nga Teherani duke theksuar se ka qenë duke operuar në mënyrë ligjore në ter

Atmosferë lufte në Lindjen e Mesme.

Ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë, pasi presidenti i vendit Volodymyr Zelensky kohë më parë shpë

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se është rritur numri i qytetarëve që jetojnë vetëm.

Një konflikt i acaruar ditët e fundit mes partnerëve politikë në Itali rrezikon të çojë në rrëzimin e qeverisë.

Një shpërthim para hyrjes së një ndërtese universitare në Kabul ka shkaktuar vdekjen e 6 studenteve dhe plagosjen e 27 të tjerëve, të cil

Është rritur numri i viktimave në Japoni pas zjarrit të rënë qëllimisht në një studio të animuar në Kioto.