Vaksina “Made in Italy”, nga 24 gushti nis eksperimentimi i saj

07/08/2020 - 22:43

“Kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dozat e para të vaksinës të bëra në Itali dhe nga 24 gusht ne jemi gati për eksperimentimin tek njeriu”. Kështu ka deklaruar këshilltari për shëndetësinë i Rajonit të Lazios, Alessio D’Amato, duke deklaruar se “Spallanzani po përfundon kërkimin për vullnetarë për eksperimentimin”.

Guvernatori Nicola Zingaretti, njoftoi në Facebook se vaksina “do t’iu bëhet 90 vullnetarëve”.

Vaksina, njofton Rajoni i Lazios, ka kaluar tashmë teste preklinike të kryera si në ‘in vitro’ ashtu edhe ‘in vivo’ tek kafshët, “që kanë evidentuar përgjigjen e fortë imune të shkaktuar nga vaksina dhe profili i mirë i sigurisë”.

Ditët e fundit, erdhi dhe aprovimi i eksperimentimit nga komiteti kombëtar i etikës në Institutin Spallanzani në Romë, dhe tani mund të fillojë faza 1 e eksperimentimit njerëzor të platformës italiane të vaksinimit, në të cilin kanë bashkëpunuar INMI dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimeve, i cili u mundësua nga financimet e Ministrisë së Kërkimit Shkencor dhe rajoni i Lazios dhe u mbështet nga Ministria e Shëndetësisë, shkruajne mediet italiane.

Eksperimentimi i dozave të vaksinave kundër Covid të mbërritura në Spallanzani do të bëhet tek mbi 90 vullnetarë të ndarë në dy grupmosha: 45 midis 18 dhe 55 vjeç dhe të tjerët midis 65 dhe 85 vjeç. Secili grup do të ndahet në tre nëngrupe prej 15 personash, secilit prej të cilëve do t’i jepet një dozë e ndryshme vaksine.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 24 orët e fundit Italia ka raportuar 1,494 raste të reja me koronavirus, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Bashkimi Evropian dhe Britania thanë se një marrëveshje pas Brexit-it është ende larg ndërkaq mosmarrëveshjet vazhduan të hënën derisa kj

Të hënën, mjekët turq i bënë gjilpërën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) një punonjësi shëndetësor.

Pandemia e koronavirusit vazhdon përhapjen nëpër botë, ku prej saj regjistrohen gati 1 milionë vdekje e më shumë se 33 milionë infektime.

Britania e Madhe prej javësh po përballet me shtim të rasteve të COVID-19 dhe qeveria ka marrë masa për kufizimin e virusit. BBC shkruan 

Vala e stuhive dhe shiut të rrëmbyeshëm vazhdojnë të godasin Italinë për disa ditë radhazi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka vizituar kundërshtarin e Vladimir Putin, Aleksey Navalny gjatë kohës që ky i fundit ishte në spital

Policia në Bjellorusi arrestoi qindra vetë dhe përdori gazin lotsjellës dhe granatat e tymit në protestsat e së dielës kundër regjimit të

Një kompani australiane thotë se po teston një spraj për hundën, që sipas saj, redukton rrezikun e prekjes nga koronavirusi Covid-19.

Një masakër në një lokal shkaktoi 11 persona të vdekur të dielën, thanë autoritetet meksikane, ndërsa vendi lufton me një normë rekord të