Brazili regjistroi në 24 orët e fundit numrin më të lartë ditor të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil tha se 1,641 njerëz kishin vdekur nga Covid në 24 orët e fundit.

Sipas shkencëtarëve, numri i viktimave po rritet për shkak të përhapjes së variantit të ri të COVID që u zbulua fillimisht në Brazil dhe që rezulton të jetë shumë më ngjitës.

Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara.

Në të gjithë vendin, ka pasur më shumë se 10.5 milion raste të konfirmuara të koronavirusit.