Vazhdojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

10/09/2019 - 20:31

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha të martën se Turqia “vazhdon të provokojë” në qasjen e saj ndaj Qipros, dhe se Ankaraja po izolohet ndërkombëtarisht. Kryeministri grek i bëri komentet gjatë një takimi me presidentin Qipros, Nicos Anastasiades, kreu i parë i një vendi të huaj që vizitoi Athinën, qëkur Mitsotakis fitoi zgjedhjet e korrikut.

Vizita e Anastasiades bëhet një ditë pasi përpjekjet për të rifilluar negociatat për ribashkimin e ishullit u goditën nga deklarata e ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i cili tha se qipriotët grekë duhej të binin dakord që qipriotët turq, të kenë barazi vendimmarrëse në qeverisjen e vendit.

Nikozia është në mosmarrëveshje me Turqinë që nga pushtimi turk, më 1974, i cili ka ndarë ishullin në dy pjesë: Qipron greke, e cila njihet ndërkombëtarisht si Qipro, dhe rajonin separatist të Qipros turke.

Qiproja turke njihet vetëm nga Turqia dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare. Tensionet janë shtuar në periudhën e fundit, për shkak se Turqia pretendon se ka të drejtë të kërkimit të gazit natyror në rajonin e Qipros.

Ministri turk tha se shpimet për gaz natyror, në ujërat ku qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Qipros ka të drejta ekskluzive, do të vazhdonte për sa kohë që grekët qipriotë refuzojnë propozimin për të udhëhequr kërkimet bashkërisht me turqit qipriotë.

Turqia ka këmbëngulur gjithashtu se ka të drejtë të bëj stërvitje ushtarake në zonë, duke thënë se po mbron të drejtat e turqve qipriotë. Turqia vazhdon të mbajë 35.000 në pjesën e ishullit, që ajo e njeh si shtet. Bisedimet për bashkimin e ishullit janë ndërprerë disa herë gjatë disa dekadave./ Burimi REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndryshimet e klimës që kanë të bëjnë me ngrohjen globale po përshpejtohen, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Metrologjisë.

Hotelieri dhe filantropi i njohur Barron Hilton ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Ish-zv.presidenti amerikan Joe Biden, kandidat demokrat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ka kërkuar nga presidenti Do

Bashkimi Evropian ka thënë se negociatorët britanikë dhe ata të BE-së janë pajtuar për të vazhduar diskutimet me qëllim të finalizimit të

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar të premten se mund të lirojë të burgosurit e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në kufij

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një nga sulmet më vdekjeprurëse kundër ushtrisë në Burkina Faso muajve të fundit, raporton faqja e

Psikologët gjermanë kanë biseduar me refugjatët që qëndrojnë në qendrat e pritjes në Lajpcig, Gjermani.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka shprehur keqardhjen për një fotografi të tijën në vitin 2001.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar shuma të mëdha për ata që ndihmojnë në kapjen e qindra të burgosurve që janë arratisu

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’.