Vdekja e George Floyd, akuzohet për vrasje oficeri që e arrestoi

29/05/2020 - 21:01

Zyrtarët amerikanë njoftojnë arrestimin dhe vënien nën akuzë për vrasje të ish oficerit të policisë, të shkarkuar nga detyra, për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.

Derek Chauvin është një nga efektivët e policisë që u larguan nga detyra pas vdekjes së Floyd pas arrestimit.

Kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar trazira të mëdha në qytetin amerikan të Minneapolis. Mijëra qytetarë kanë protestuar dhunshëm kundër vrasjes së amerikanëve me ngjyra nga ana e policisë.

Të enjten, pas një proteste, persona të maskuar i vunë zjarrin një stacioni policie si dhe shkatërruan e bastisën ndërtesa të tjera duke detyruar autoritetet të dislokojnë Gardën Kombëtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e krijuar në ditët e fundit, me rritjen e rasteve me të infektuar me koronavirus, ka detyruar autoritetet italiane të vendosin nd

Rihapja e kufijve të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian po bëhet në një mënyrë kaotike, gjë që cenon rifillimin e sektorit ajror, p

Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të enjten udhëzime të reja për transmetimin e koronavirusit, në të cilat pranohet mundësia që

Nipi i kreut të kartelit më të madh të drogës në Sinaloa ‘El Chapo’, Enrique Homero Guzman Rocha, është gjetur i pajetë në makinën e tij.

Italia ka shënuar një ulje të numrit të personave që humbën betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Frika për një shpërthim të ri të pandemisë ka përfshirë Europën.

Përpjekjet e freskëta të presidentit Donald Trump për të minuar ekspertët mjekësorë dhe shkencorë dhe dështimi i tij në menaxhimin e pand

Hungaria do të rishikojë rregullat e udhëtimin me ato vende fqinje, ku numri i të infektuarve nga koronavirusi është në rritje.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërpriste fondet publike për shkollat nëse ato nuk do të rihapeshin.

Mbi 12 milionë njerëz në botë janë të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.