Autoritetet austriake kanë pezulluar injektimet me një seri të vaksinave kundër COVID-19 nga AstraZeneca, si një masë paraprake, derisa po hetohet vdekja e një personi, si dhe e një tjetri që u sëmur pas marrjes së vaksinës.

“Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor (BASG) ka pranuar dy raporte në një lidhje kohore me një vaksinim nga e njëjta seri e vaksinave të AstraZeneca në klinikën e rrethit të Zwettl në provincën e Austrisë së Ulët”, thuhej në deklaratë.

Sipas medieve të huaja, një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të koagulimit, ndërsa një tjetër grua 35-vjeçare zhvilloi emboli pulmonare dhe është duke u shëruar.

“Aktualisht nuk ka ndonjë provë që kjo pati lidhje me vaksinimin”, tha BASG.

Disa mediume raportuan se gratë ishin të dyja infermiere që punonin në klinikën e Zwettl.