Vdes i dyshuari për sulmin me armë në një shkollë të Kalifornisë

17/11/2019 - 08:28

Autoritetet njoftuan se 16-vjeçari që hapi zjarr në një shkollë të mesme të Kalifornisë duke vrarë 2 persona, ka vdekur. Pas sulmit, ai u vetëqëllua në kokë dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia nuk ka arritur ende të përcaktojë motivet e kësaj ngjarjeje.

Policia njoftoi se 16-vjeçari Nathaniel Berhow vdiq në spital të premten pasdite. Autori i dyshuar i sulmit qëlloi të enjten me një pistoletë gjysmë automatike pesë nxënës të shkollës në të cilën studionte edhe vetë ai, duke vrarë 15 vjeçaren Grace Anne Muehlberger si dhe 14 vjeçarin Dominic Blackwell. Policia tha se Nathaniel Berhow, i cili mbushte 16-të vjeç pikërisht në ditën e sulmit, e përdori plumbin e fundit të armës për të qëlluar vetën në kokë.

“Nuk kemi arritur ende të përcaktojmë një motiv rreth arsyeve të këtij sulmi. Nuk kemi gjetur ndonjë manifest, apo shënim të tij për vetëvrasje për të identifikuar qartë motivin që qëndron pas këtij sulmi“, thotë Kent A. Wegener sherifi i departamentit të Los anxhelosit.

Nathaniel Berhow hapi zjarr në mjediset e jashtme të shkollës së Mesme “Saugus” e cila ndodhet rreth 65 kilometra në veri të Los Anxhelosit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Kanë mbërritur në Institutin Spallanzani dozat e para të vaksinës të bëra në Itali dhe nga 24 gusht ne jemi gati për eksperimentimin

Infeksionet nga koronavirusi në Itali vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit ka pasur 552 raste të reja, krahasuar me 402 ditën e djesh

Shkencëtarët në Londër që kanë prodhuar një vaksinë sintetike me dozë të ulët për COVID-19, po e zgjerojnë testimin e saj tek më shumë vu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku një avion me 191 pasagjerë në bord që fluturonte nga Dubai drejt Kozhikode në Indi është përpla

Presidenti i Libanit, Michel Aoun tha se hetimet rreth shpërthimit të depove në Bejrut nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse është shkaktu

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Më shumë se 40,000 vetë nënshkruan një peticion dhe kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll Libanin pas shpërthimit vdekjeprurës në Bejr

Demonstrata të dhunshme anti qeveritare kanë nisur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e kryeqytetit

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i hoqi të enjten udhëzimet e lëshuara për të “mos udhëtuar” në rang botëror, masë kjo që u morr në muajin