Vdes ish-Zonja e Parë e SHBA-së

Postuar: 18/04/2018 - 08:29

Vdiq në moshën 92-vjeçare Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikan dhe nëna e një tjetri.

Njoftimin e dha zyra e bashkëshortit të saj, ish-presidentit George H.W. Bush, pa bërë të ditur shkakun e vdekjes.

Ish-zonja e parë ishte mjaft e sëmurë kohët e fundit dhe kishte hequr dorë nga trajtimi i mëtejshëm mjekësor. Sipas njoftimeve, ajo vuante nga zemra dhe një sëmundje kronike pulmonare.​

Barbara Pierce Bush ishte zonja e parë e Shteteve të Bashkuara në fillim të viteve 1990 kur bashkëshorti i saj ishte presidenti i 41-të i vendit. Ajo më pas u bë nëna e një presidenti, kur një nga gjashtë fëmijët e saj, George W. Bush, u zgjodh në vitin 2000.

“Kam pasur probleme kur isha e martuar me presidentin. Dhe tani tek shoh të njëjtën fytyrë që dikur e shëtisja me makinë për ta çuar nëpër ndeshje sportive dhe i bërtisja të pastronte dhomën, pra kur e shoh president, kjo është vërtet e mahnitshme,” ishte shprehur ajo.

Zonja Bush njihej për besnikërinë e saj të pashtershme.

“Nuk më pëlqente kur dikush kritikonte burrin tim të shkëlqyer dhe inatosesha kur më kritikonin djalin,” thoshte ajo.

Shpesh e cilësuar si e përulur, trashëgimia e saj më e madhe është avancimi i arsimimit, thotë profesorja e historisë në Universitetin e Hjustonit, Nancy Beck Young.

“Ajo argumentoi rëndësinë e leximit dhe të shkrimit dhe që secilit t’i jepen këto mundësi. Ajo argumentoi në shumë raste në Shtëpinë e Bardhë se aftësia për të lexuar dhe shkruar përcakton suksesin e çdo individi në shoqëri.”

Fondacioni Barbara Bush për Arsimimin Familjar që ajo themeloi tre dekada më parë ka grumbulluar më shumë se 110 milionë dollarë për të krijuar dhe zgjeruar programe arsimore në mbarë Shtetet e Bashkuara. Ajo ka botuar edhe libra.

“Ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë ajo shkroi librin “Millie’s Book” historia e treguar nga vështrimi i qenit të saj Millie për jetën në Shtëpinë e Bardhë. Ajo i dhuroi të ardhurat nga libri që ishin gati një milion dollarë për programet arsimore”, thotë Nancy Beck Young.

Ajo ishte e drejtpërdrejtë, thotë zonja Young.

“Ajo kurrë nuk u përpoq të dilte jashtë vetes. Gjithmonë ka qenë e vërtetë me veten. Ajo ia u shpjegoi këtë sekretarëve të shtypit se çdo gjë që ajo thotë është e vërtetë. Ajo thoshte nëse e thashë, e thashë”

Barbara Bush lindi më 8 qershor 1925. Ajo qëndroi e martuar për 73 vjet me njeriun, me të cilin u fejua para se ai të nisej për në luftë.

“Qëndroja aty dhe shihja qiellin e zbrazët, dhe mendoja për miqtë që kam humbur, për vendin e dua dhe një vajzë me emrin Barbara”, kujton presidenti George H.W.Bush.

Ajo u përball me tragjedinë kur një nga dy vajzat e saj vdiq nga leuçemia në moshën 3-vjeçare. Një nga mbesat e saj tha se bota është një vend më i mirë për shkak të zonjës Barbara Bush./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Donald Trump ka kritikuar me zemërim Bashkimin Europian për shkak të gjobës marramendëse të kësaj të fundit ndaj Google.

Policia britanike beson se ka identifikuar autorët e dyshuar të sulmit me agjentë nervorë ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës

Një 20-vjeçar britanik u shpall fajtor nga gjykata e Old Baileyt, për planifikim të një sulmi për të vrarë kryeministren Theresa May.

Një incident i rëndë ka ndodhur në Sichuan në jug perëndim të Kinës, ku një makinë është goditur nga një gur gjigant, i cili u shkëput ng

   Ish-diplomati amerikan Mitchell Reiss ka diskutuar historinë e tij me grupin e Rezistencës Iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit

Tre persona humbën jetën dhe 50 kanë mbetur të bllokuar, pas shembjes së dy ndërtesave në Nju Dehlit në Indi.

Në plazhin e New Jerseyt në SHBA ka ndodhur një prej incidenteve më të pazakonta ndonjëherë. Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë.

Këto janë momentet e një fenomeni të pazakontë, një “mini-tsunami” që goditi brigjet e ishujve të famshëm turistikë spanjollë të Majorkës

   Bashkimi Europian dhe Japonia firmosen njërën prej marrëveshjeve më të mëdha të tregtisë në botë, e cila do të mbuloje gati një të tre

   Raportohet viktima e parë nga cunami që goditi plazhet e Majorkës dhe Menorkës këtë të martë duke shkaktuar panik në një nga vendet më