Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, Paul Allen, i cili bashkëthemeloi me Bill Gates kompaninë e teknologjisë Microsoft. Mediat e huaja raportojne se vetem dy javë më parë, ai njoftoi se i është kthyer sëmundja e kancerit, të cilën e ka trajtuar në vitin 2009.

Gates tha së është “zemërthyer nga vdekja e njërit prej miqve të tij më të vjetër dhe më të dashur. Informatika personale nuk do të kishte ekzistuar pa të.”

Allen u largua nga Microsoft-i në vitin 1983, pas një mosmarrëveshjeje me Gates, por, aksionet në kompani i mundësuan atij të jetojë si miliarder.