Vdes në burg lordi meksikan i drogës

19/11/2018 - 16:50

Lordi meksikan i drogës, Hector Beltrán Leyva ka vdekur pas një sulmi në zemër në burg. 56-vjeçari u transferua nga burgu në një spital por nuk arriti të shpëtonte, thanë zyrtarët e qeverisë.

Ai ishte një nga katër vëllezërit që udhëhoqën kartelin e drogës me të njëjtin emër, i cili ishte i njohur për rivalitetin vdekjeprurës me kartelin Sinaloa të udhëhequr nga Joaquín “El Chapo” Guzmán.

Leyva, i fundit i vëllezërve që kryesoi kartelin, u arrestua në tetor 2014. Zyrtarët e burgjeve thanë se transferuan Beltrán Leyva nga një burg me siguri maksimale, ku vuante dënimin, në një spital në qytetin e afërt të Tolucës sapo vunë re se ai po vuante nga dhimbjet në gjoks.

Ai po përballej me akuza për trafikim të marijuanës, heroinës, kokainës dhe metamfetaminës. Hectori mori drejtimin e kartelit ‘Beltrán Leyva’ pasi vëllai i tij Arturo u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë meksikane në 2009.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një kartë identiteti e Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të ish-Gjermanisë Lindore, e njohur si Stasi, të cilën e kishte përdore Vladimir

Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar pasi dikush hapi zjarr afër një tregu krishtlindjesh në qytetin francez t

Zyrtarët afganë kanë deklaruar se 12 persona kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës në periferi të Kabulit, i cili kishte për qëll

Një video trazuese ka ngjallur zemërim sot nëpër mediat shoqërore, pasi shihet policia që përpiqet t’i shkulë një nëne fëmijën 1-vjeçar n

Vit i begatë 2017-ta për tregtarët e armëve. Vlera totale e armëve të shitura vetëm vitin e kaluar arriti në 398 miliardë Dollarë.

Presidenti francez Emmanuel Macron do të bëjë sot përpjekjen personale për të bindur “jelekëverdhët” të ndalin dhunën, pas 4 fundjavave p

Një audio përgjim ka zbuluar fjalët e fundit të gazetarit, Jamal Khashoggi, pak momente para vrasjes makabre në konsullatën saudite në St

Një vogëlushe 2 muajshe ka ndërruar jetë nga meningjiti.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat 4-katësh në afërsi të stacionit hekurudhor në qytetin e Reggio Emilia në Itali. 

Kryeministrja britanike Theresa May paralajmëroi “paqartësi” për vendin nëse parlamenti nuk mbështetet marrëveshjen e Brexit-it.