Vdes studenti amerikan, i cili u lirua javën e kaluar, pasi qëndroi për më shumë se 15 muaj në Korenë e Veriut.

Otto Warmbier, 22 vjeç, u dërgua në SHBA të martën e kaluar, por rezultoi që ai kishte qenë në koma për një vit.

Warmbier u dënua me 15 vjet punë të rëndë, pasi tentoi të vidhte një simbol të propagandës komuniste nga një hotel.

Koreja e Veriut tha se ai është helmuar me ushqim, por sipas familjes, Warmbier është keqtrajtuar në paraburgim, shkruan “BBC”/

Një ekip i mjekëve amerikanë ka kundërshtuar po ashtu versionin e Koresë së Veriut.

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se SHBA e dënon “brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut”.