Ka vdekur në spitalin e Parmës Stefano Ganci, një nga njerëzit më besnikë të Toto Riinës që vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Vdekja e tij ka ndodhur në ditët e fundit të 2017-ës pas disa ditësh qëndrimi në spital për shkak të një krize kardiake, e ardhur si komplikim i një patologjie të rëndë nga e cila Ganci vuante prej kohësh.

Stefano Ganci ishte pjesë e grupit që vrau gjykatësin Borsellino. Ganci ishte një superkiller i Cosa Nostras dhe ishte duke vuajtur dënimin me burg përjetë për pjesëmarrje në disa vrasje, duke përfshirë atë të këshilltarit Rocco Chinnici dhe zv.kuestorit Ninni Cassarà.

Stefano Ganci, biri i bossit të grupit mafioz ‘Noce’ Raffaele dhe vëllai i mafiozit Mimmo dhe të penduarit Calogero Ganci, u konsiderua si një vrasës i pamëshirshëm i paguar nga Corleonesët.