Vëllai i presidentit Trump shtrohet në spital

15/08/2020 - 08:31

Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit Donald Trump, është shtruar në spital në Nju Jork, konfirmoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti pritet të udhëtojë në Nju Jork për ta vizituar atë”, konfirmuan burimet  “Daily News” edhe për CNN.

Detajet e gjendjes së Robert Trump nuk janë zbuluar, por zyrtarët i thanë ABC News se vëllai i presidentit është “shumë i sëmurë”.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany i tha rrjetit se Trump dhe vëllai i tij “kanë një marrëdhënie shumë të mirë” dhe se presidenti do të jepte më shumë detaje më vonë.

Në qershor, Robert Trump u shtrua në spital, në njësinë e kujdesit intensiv për më shumë se një javë.

Fred Trump Jr, vëllai më i madh i presidentit, vdiq në vitin 1981 në moshën 43 vjeç nga ndërlikimet me alkoolin. Vdekja e parakohshme e vëllait të tij ka pasur një ndikim të thellë në jetën e presidentit dhe ai ka thënë se nuk pi kurrë për shkak të kësaj historie. /ATSH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten urdhra të rinj ekzekutivë për të ofruar ndihma për problemet ekonomike të shkaktuara nga pandem

Themeluesi i kompanisë Microsoft, miliarderi dhe filantropi Bill Gates ka bërë të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koron

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor.

Ish-kreu i bankës së Vatikanit, Angelo Caloia, është dënuar sot me nëntë vjet burg për pastrim parash dhe përvetësim në kushte të rënduar

Dorëzimet fillestare të vaksinës AstraZeneca në BE do të jenë më pak se sa ishte përcaktuar për shkak të një problemi teknik të prodhimit

Mijëra doza të vaksinës të Modernës kundër COVID-19,  u shkatërruan pasi një pastrues në Boston hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferi

Italia vijon të ketë shifra të larta ditore të të infektuarve dhe të vdekurve me Covid-19.

Varianti i ri i koronavirusit që është evidentuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mund të jetë më vdekjeprurës se COVID-19 me

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-p

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin që të lirojë politikanin opozitar, A