Një anije pasagjerësh u përplas me një kroçerë në një kanal portual në Venecia të Italisë. Si pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:30 në kanalin Giudecca, një rrugë kryesore që të çon në sheshin e famshëm të “Shën Markut” në qytetin italian.

Anija e lundrimit ka një kapacitet prej 2,679 pasagjerësh dhe peshon 65,591 tonë.

MSC Cruises tha se anija ishte gati të dilte në një terminal të pasagjerëve në Venecia kur pati probleme mekanike.