Stuhi të forta dhe reshje të dendura goditën veriun e Italisë prej orëve të para të mëngjesit, duke u dhënë fund ditëve me diell të këtij tetori.

Vala e motit të keq goditi kryesisht Xhenovan dhe Milanon, duke shkaktuar edhe përmbytje të mëdha. Autoritetet thanë se situata është problematike veçanërisht në Milano, ku përmbytjet e rrugëve kanë shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor, por edhe në atë të sistemit të metrove. Disa linja të transportit publik pezulluan punën.

Veç përmbytjeve, probleme në qarkullimin rrugor ka sjellë edhe thyerja e dhjetëra pemëve për shkak të erërave të fuqishme. Autoritetet urdhëruan edhe mbylljen e disa shkollave, pasi prania e ujit e bënte të pamundur zhvillimin e mësimit.