Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë javë Puszczykoëie të Poznan ku një ambulancë është përplasur nga një tren ndërqytetas pasi kishte kaluar shinat e trenit.

Nga pamjet filmike të siguruara nga Policia polake shihet se ambulanca pasi ka kaluar shinat e para është ndaluar nga trau i dytë dhe ka mbetur në mes të shinave.

Në përpjekje për t'u kthyer mbrapsht shoferi i ambulancës nuk ka arritur dot të evitojë aksidentin duke u përplasur nga treni. Nga mediat polake mësohet se në ambulancë ndodheshin dy persona të cilat si pasojë e përplasjes së fortë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.