Një incident i rëndë ka ndodhur në Sichuan në jug perëndim të Kinës, ku një makinë është goditur nga një gur gjigant, i cili u shkëput nga një shkemb si pasojë e reshjeve të shiut.

Videoja u xhirua nga një tjetër automjet që ndodhej prapa makinës që u përfshi në incident. Siç duket edhe në këto pamje të frikshme guri ka rënë sipër makinës, por fatmirësisht katër personat kanë shpëtuar mrekullisht. Të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekeve.