Kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka probleme serioze me shëndetin pasi është parë përsëri duke u dridhur në një ceremoni në Berlin. Kjo nuk është hera e parë që kancelarja shfaq këto simptoma pasi një incident i tilli i ka ndodhur para disa ditësh.

Në videon e fundit Merkel shfaqet duke kapur krahët e veta për të ndaluar dridhjen. Pasi kaluan dy minuta, kancelarja gjermane dukej sikur ishte stabilizuar pasi shtrëngoi duar me ministrin e ri të drejtësisë.

Asaj iu ofrua një gotë me ujë por ajo nuk e refuzoi. Merkel ia ka vënë fajin për dridhjet, dehidratimit. Agjensia e lajmeve gjermane DPA tha se edhe pse moti në Gjermani ka qënë shumë i nxehtë ditët e fundit, vendi ku u zhvillua ceremonia për prezantimin e ministërit të ri të drejtësisë, kështjella Bellevue, kishte një klimë të ftoftë.