VIDEO/ “Mini-tsunami” godet ishujt spanjollë

17/07/2018 - 18:05

Këto janë momentet e një fenomeni të pazakontë, një “mini-tsunami” që goditi brigjet e ishujve të famshëm turistikë spanjollë të Majorkës dhe Minorkës.

Dallgë të mëdha që arritën lartësi maksimale deri dy metra hynë në ndërtesat përgjatë brigjeve të këtyre ishujve, duke marrë me vete objekte të vogla. Forca e valëve tërhoqi disa mjete lundruese, duke u shkëputur edhe kavot e ankorimit.

Në gjuhën shkencore, fenomeni njihet si “Meteotsunami”, dallgë të mëdha të shkaktuara nga stuhi të fuqishme detare, ndryshe nga tsunami i zakonshëm që shkaktohet nga lëkundjet sizmike në thellësitë detare.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dielën e kaluar një fluturim i Ethiopian Airlines është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë e hapi rrugën që Gjermania t’i ekstradojë azilkërkuesit në shtete të tjera anëtarë të BE-së.

Partitë Popullore Europiane vendosën përjashtimin e simotrës hungareze “Fidesz”.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi se ka konfiskuar një dërgesë të drogës nga Amerika Jugore me vlerë rreth 51 milionë dollarë.

Bashkimi Evropian do të pajtohet për shtyrje të datës së largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, vetëm nëse Parlamenti britanik do t

Autori i masakrës së të premtes në dy xhamitë në Christchurch, në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur 50 persona, kishte planifikuar edhe

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë goditi qytetin Denizli në perëndim të Turqisë mëngjesin e sotëm.

Një neozelandez 18 vjeçar e shpërndau në Facebook transmetimin live të atentatit – dhe prandaj ndodhet para gjyqit.

Një burrë në Kaliforni u arrestua për një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Van Buren County në vitin 1986.