Vijon përplasja për “murin”, Trump braktis dialogun

10/01/2019 - 14:05

Ende pa nisur, ka përfunduar takimi i Donald Trump me krerët demokratë të Kongresit. Refuzimit të Nensi Pelosit dhe Chuck Schume për financimin e murit në kufi me Meksikën, presidenti iu përgjigj prerë, me një “mirupafshim”, duke e quajtur takimin një humbje kohe.

"Republikanët janë të bashkuar, por nuk mund të them të njejtën gjë për demokratët. Ne kërkojmë siguri kufitare dhe duam që vendi ynë të jetë i sigurt", tha Donald Trump.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi tha se presidenti se nuk po e kupton gjendjen e pasigurisë në të cilën po e fut vendin.

"Kryetarja Dhomës së Përfaqësuesve: Bën ftohtë këtu, por nuk ishte situatë më e ngrohtë në dhomën e dialogut. Presidenti duket se është i pandjeshëm për qindra mijëra punëtorë që nuk paguhen", tha Pelosi.

Qeveria amerikane ka hyrë në ditën e 20-të të bllokimit, si pasojë e ngërçit në Kongres për të votuar financimin e murit. Trump paralajmëroi se bllokimi mund të zgjasë për muaj të tërë, ndoshta edhe vite.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në të paktën 15 persona numri i viktimave të sulmit terrorist në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Ekonomia amerikane po merr një goditje më të madhe se sa pritej nga mbyllja e pjesshme e qeverisë, tha Shtëpia e Bardhë të martën, pasi d

Një tërmet i fuqishëm 6.6 ballë goditi ishujt Vanuatu në Oqeanin Paqësor. Tërmeti ra në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë.

Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE për Brexit.

Kina ka kundërshtuar akuzat nga Kanadaja se në mënyrë arbitrare është duke dënuar me vdekje kanadezin, Robert Lloyd Schellenberg, i cili

Deri në fund luftoi Theresa May për marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Europian për daljen nga BE.

Një lëkundje sizmike e shkallës 4.6 ballë ka goditur Italinë Veri-Lindore.

Kryeministrja britanike, Theresa May pohoi sot se data e Brexit e planifikuar për më 29 mars nuk duhet të shtyhet.

15 persona humbën jetën nga rënia e një avioni mallrash në Iran.