Vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus në Itali. Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet atje, janë 629 raste të reja të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, por vetëm katër viktima.

Gjithsesi numri i rasteve vijon të jetë më i larti që nga muaji qershor dhe gati 60 më shumë se një ditë më parë. Numri total i rasteve aktive është 14 406.

Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 764 të shëruar, ndërsa vetëm 55 persona janë në terapi intensive në të gjithë vendin.