Nuk ka të ndalur vala e arrestimeve në Turqi ndaj personave të dyshuar për lidhje me imamin Fetullah Gylen.

Të paktën 115 persona u arrestuan këtë të premte në pjesën aziatike të Stambollit, ndërsa prokuroria turke lëshoi 168 mandate të tjera arresti ndaj të dyshuarve se kanë përdorur një aplikacion sekret komunikimi, për të shkëmbyer informacione mes tyre.

Sipas hetuesve turq, mbështetësit e Gylen kanë përdorur aplikacionin sekret “ByLock” për të organizuar në fshehtësi grushtin e dështuar të shtetit.