Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Von der Leyen: Europa të përgatitet për epokën e pandemive, të ndërgjegjshëm për vonesat në vaksina

01/03/2021 - 14:02

Europa duhet të përgatitet plotësisht për të menaxhuar një epokë të pandemive, edhe kur Covid-19 të jetë mundur, deklaroi për "Financial Times" presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke pranuar se BE po kalon një kohë të vështirë për shpërndarjen e vaksinave.

"BE nuk ka asnjë mundësi që të ndalet dhe është i nevojshëm një plan për një përgjigje të shpejtë europiane ndaj kërcënimeve shëndetësore. Europa është e vendosur të forcojë kapacitetet e saj për prodhimin e vaksinave. Ne jemi duke hyrë në një epokë pandemish. Nëse shikoni se çfarë ka ndodhur gjatë viteve të fundit, me HIV, Ebola, MERS dhe SARS, ato ishin epidemi që mund të frenoheshin, por nuk mund të mendojmë se kjo është e gjitha", deklaroi Von der Leyen.

Duke pranuar vështirësitë europiane për sigurimin e vaksinave, Von der Leyen kujton nënshkrimin e një kontrate të re me Pfizer/BioNTech, së bashku me mbërritjen e vaksinës së Johnson&Johnson, që duhet të miratohet në mars.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rusia ka njoftuar se ka dëbuar konsullin ukrainas në Shën Peterburg, Oleksandr Sosoniuk, pas ndalimit të diplomatit nën dyshimet se ka te

Ministri i Ambientit në Brazil Ricardo Salles ka thënë se këtij shteti i duhet ndihmë e jashtme në vlerë të 10 miliardë dollarëve në vit,

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka kthyer mbrapsht një vendim për refugjatët, disa orë pas nënshkrimit të një urdhri që kufizonte në 15,00

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga fam

Në 24 orët e fundit, Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus.

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, tha të premten se autoritetet e burgut e kanë kërcënuar se do ta ushqejnë me forcë, nëse nuk e n

Duke nisur nga 26 prilli, Italia do të nisë të lehtësojë gradualisht masat anti-covid.

29 viktima janë regjistruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në një kohë kur shumë shtete kanë vendosur që vaksina AstraZeneca të përdoret në grupmosha mbi 60 vjeç, kancelaria Angela Merkel mori doz