Von der Leyen rrezikon votimin në PE

11/07/2019 - 18:47

Kandidatja për presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nuk ka mbështetjen e të gjitha grupimeve në Parlamentin Europian. Kjo rrezikon votimin nga shumica e eurodeputetëve të Parlamentit Europian javën e ardhshme, pa të cilin ajo nuk do të mund të konfirmohet si presidente e ekzekutivit europian. I vetmi grupim që e mbështet hapur është ai i liberalëve dhe demokratëve.

García Pérez, kryetare e grupimit socialdemokrat (S&D) :Ne kemi bërë disa kërkesa specifike për von der Leyen dhe do presim qëndrimin e saj specifik ndaj këtyre kërkesave. Do të diskutojmë sërish mbi këtë para se të japim votën tonë  javën e ardhshme.

Dacian Ciolos, president i grupimit të liberalëve dhe demokratëve “Renew Europe: Ne i kërkuam Ursula von der Leyen njê mekanizëm europian për të siguruar që të gjitha qeveritë e Bashkimit Europian të respektojnë shtetin ligjor. Ky mekanizëm duhet shoqëruar me sanksione.

Dalja e parë e Ursula von der Leyen para shtypit nuk ka shërbyer në forcimin e imazhit të saj. Idetë e përçuara në konferencên për shtyp nuk janë risi.

Ursula von der Leyen, kandidate për presidente e KE-së: Duhet të jemi më ambiciozë. Dioksidi i karbonit (CO2) duhet të ketë një çmim. Ne duhet të veprojmë më shpejt, për objektivat e fiksuara për vitit 2030, duke qenë se neutraliteti i klimës deri në vitin 2050 është një domosdoshmëri. Së dyti, unë do të luftoj për një pagë minimale në të gjitha vendet e BE. Së fundmi, është kyçe që të kemi një Evropë të fortë dhe të bashkuar që merr rolin e saj në botë.

Momentalisht, Bashkimi Europian nuk ka një plan B nëse Ursula von der Leyen nuk votohet nga shumica e eurodeputetëve javën e ardhshme dhe as për impaktin që kjo mund të ketë te kandidati për përfaqësues së politikës së jashtme dhe të sigurisë, Joseph Borrel.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qipro do të mbulojë shpenzimet për cilindo turist që rezulton pozitiv me koronavirus gjatë pushimeve në vend.

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhon të rritet, por me ritme më të ngadalta.

Qeveria federale e Gjermanisë po monitoron situatën e pandemisë nga afër, por përgjegjësia praktike qëndron gjithnjë e më shumë në 16 sht

Rikthehet ankthi në Itali pas disa ditësh shifrash në ulje nga pandemia e koronavirusit.

Një fond gjigant ndihme prej 750 miliardë Eurosh është propozuar nga Komisioni Europian për të ndihmuar Bashkimin Europian që të kalojë ‘

Presidenti Trump kërcënoi të mërkurën se do të marrë masa për rregullimin ose mbylljen e kompanive të caktuara të mediave sociale.

Marrëdhënia që Presidenti amerikan ka me gazetarët nuk shumë e mirë, por jo deri aty sa t’i gëzohet daljes së një grupi gazetarësh pa pun

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili fitoi betejën me Covid-19 ka shfaqur probleme me shikimin.

Ekonomia franceze do të tkurret me 20% në tremujorin e dytë si rezultat i masave të ashpra të bllokimit të vendit për shkak të pandemisë