Vrasësi transmetoi live masakrën në Zelandën e Re, reagon Facebook

15/03/2019 - 12:59

Rrjeti social Facebook ka reaguar lidhur me publikimin live të masakrës së Zelandës së Re duke insistuar për fshirjen e llogarisë së vrasësit sa më shpejt të jetë e mundur.

28-vjeçari Brenton Tarrant, përdori Facebook për të transmetuar vrasjen e 49 besimtarëve myslimanë në xhaminë e Al Noor, në Christchurch, gjatë lutjeve të së premtes.

Policia e Zelandës së Re alarmoi gjigantin e mediave sociale për masakrën menjëherë pas fillimit të saj, konfirmoi Facebook  ndërsa dha ngushëllimet edhe për familjarët e viktimave. Pamjet e publikuara në Facebook tregojnë vrasësin duke marrë armë për të filluar sulmin e tij të sëmurë ndaj besimtarëve, në xhami.

"Zemrat tona shkojnë tek viktimat, familjet e tyre dhe komuniteti i prekur nga ky akt i tmerrshëm. Policia e Zelandës së Re na alarmoi me një video në Facebook pak pasi filloi sulmi, dhe ne shumë shpejt hoqëm edhe llogaritë e sulmuesit në Facebook dhe Instagram.",- tha shefi i Facebook në Australi dhe Zelandën e Re, Mia Garlick, në një email për Business Insider.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autori i masakrës së të premtes në dy xhamitë në Christchurch, në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur 50 persona, kishte planifikuar edhe

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.5 ballë goditi qytetin Denizli në perëndim të Turqisë mëngjesin e sotëm.

Një neozelandez 18 vjeçar e shpërndau në Facebook transmetimin live të atentatit – dhe prandaj ndodhet para gjyqit.

Një burrë në Kaliforni u arrestua për një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Van Buren County në vitin 1986.

Përurimi i “Muzeut Arkeologjik të Trojës” në perëndim të Turqisë, ka rritur sërish tonet mes Athinës dhe Ankarasë, kësaj here rreth prete

Tre persona kanë humbur jetën deri më tani në SHBA, si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar reshjet e fuqishme.

Pas disa orë kërkimesh, policia holandeze e arrestoi të dyshuarin për sulmin me armë në një tramvaj në qytetin Utrecht, ku mbetën të vrar

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është zotuar që të mos përmendë kurrë emrin e autorit të masakrës në dy xhami të vendit, k

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W.

Tre veta u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës, tha prefekti i këtij qyteti