Policia në Maltë ka arrestuar një prej biznesmenëve më të njohur të vendit në lidhje me një hetim mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

Yorgen Fenech, pronar i kompanisë 17 Black, u arrestua nga oficerët, njoftoi Times of Malta. Për kompaninë e tij 17 Black, Caruana Galizia kishte pohuar se ishte e lidhur me politikanët maltezë tetë muaj para se të vritej nga një bombë makine në shkurt 2017.

Ky arrestim vjen një ditë pasi kryeministri Joseph Muscat tha se do të konsideronte falje për një person të arrestuar dje si i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia, i cili pretendonte se e dinte kush e ka porositur vrasjen e gazetares investigative.

Fenech gjithshtu është drejtor dhe bashkëpronar i një grupi biznesi që fitoi një koncesion të madh energjie nga shteti i Maltës në vitin 2013 për të ndërtuar një stacion energjie elektrike gazi në ishull.