Vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale, "Terminatori" dënohet 30 vjet burgim

07/11/2019 - 15:57

Një ish-udhëheqës i rebelëve të Kongos u dënua me 30 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Bosco Ntaganda, i njohur me nofkën "Terminator", u dënua për 18 akuza, përfshirë: vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorim të fëmijëve si ushtarë.

Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime kanë konstatuar në korrik se luftëtarët besnikë të Ntagandas kanë kryer "masakra të tmerrshme" kundër civilëve. Dënimi është më i gjati që ka shqiptuar ndonjëherë Gjykata Ndërkombëtare për Krime, shkruan REL.

46-vjeçari Ntaganda është personi i parë që u dënua për skllavëri seksuale nga kjo gjykatë. Ai ka qenë i përfshirë në disa konflikte të armatosura, si në Republikën Demokratike të Kongos, ashtu edhe në Ruandë. Ntaganda është dorëzuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ruandë në vitin 2013.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni Europian miratoi për herë të parë tregtimin e një vaksine kundër Ebola-s.

Njëmbëdhjetë xhihadistët francezë të arrestuar në Turqi, u njoftua se do të dëbohen nga Ankaraja, si pjesë e një sërë dëbimesh të luftëta

Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me mafies nuk ka pranuar të dëshmojë në gjyq.

Presidenti aktual i Rumanisë, Klaus Iohannis, pritet të përballet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me ish-kryeministren Vior

Rajonet në lindje të Australisë paralajmërojnë se ditën e martë vendi mund të përballet me një katastrofë të vërtetë zjarresh.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump pritet të realizojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ja

Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve masive në Australi.

Ukraina dhe separatistët pro-rusë kanë filluar tërheqjen e trupave të tyre nga një sektor kyç i linjës së frontit në lindje të vendit, nj

Autoritetet austriake nisën hetimin ndaj fituesit të çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtarit Peter Handke, për të zbuluar nëse ai ka humbur

Gjermania kujton sot një ditë historike – rënien e Murit të Berlinit.