Vrau tre persona dhe plagosi pesë të tjerë, arrestohet në Holandë i dyshuari për sulmin në tramvaj

19/03/2019 - 10:48

Pas disa orë kërkimesh, policia holandeze e arrestoi të dyshuarin për sulmin me armë në një tramvaj në qytetin Utrecht, ku mbetën të vrarë tre persona dhe 5 të tjerë u plagosën.

I dyshuari ishte identifikuar nga policia si 37-vjeçari Gokmen Tanis. “I dyshuari kryesor është arrestuar,” thanë autoritetet e qytetit në një koment në Twitter.

Më parë policia e identifikoi personin nga Turqia, si Gokmen Tanis, një 37-vjeçar, që në fotografitë e publikuara, është me mjekër, i veshur me një bluzë me kapuç, i ulur në tramvaj.

Autoritetet e ngritën menjëherë në maksimum nivelin e sigurisë dhe kryeministri Mark Rutte tha se nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë “një sulm terrorist”,

Por agjencia turke e lajmeve “Anadolu” kishte njoftuar se familjarë të Gokmen Tanis në Turqi kishin thënë se sulmi me armë mund të ketë patur motiv një mosmarrëveshje familjare.

Në aeroportet dhe xhamitë e Holandës janë shtuar së tepërmi masat e sigurisë. Në Utrecht janë mbyllur shkollat dhe banorët i kanë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.

Më parë shefi i terrorizmit i Holandës tha se incidenti në tranvaj ishte njëri prej “shumë” sulmeve të tjera me armë në qytet.

Policia tha se kishte çuar disa helikopterë – ambulancë në vendin e ngjarjes, për të mjekuar të plagosurit dhe i bëri thirrje publikut të qëndrojë larg zonës, për t’i lejuar që njerëzit të marrin ndihmën e nevojshme.

Zëdhënësi i policisë tha se po shqyrtohen të gjitha mundësitë mbi motivin e sulmit, përfshirë terrozmin. Kryeministri Mark Rutte tha se është “tepër i shqetësuar” për incidentin./VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ukrainasit u janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Gjenerali Eberhard Zorn, shefi i mbrojtjes në Gjermani, sheh Rusinë si kërcënimin më të madh të paqes në Europë.

Përgjaken Pashkët në Sri Lanka pas gjashtë shpërthimeve të njëpasnjëshme që ndodhën këtë të diel në të paktën tre kisha dhe në tre hotele

Brigadier Gjernerali i IRGC-së, Saeed Ghassemi, ka rrëfyer për herë të parë më 15 prill 2019 se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (

Turqia ka arrestuar dy të dyshuar për spiunimin e shtetasve arabë, për llogari të Emiratet e Bashkuara Arabe dhe po heton nëse ardhja në

Një ditë pas vrasjes së gazetares irlandeze Lyra McKee, autoritetet kanë vënë në pranga dy të rinj, 18 dhe 19 vjeç, të cilët dyshohen si

Një baba çnjerëzor mbylli vajzën e tij të vogël në një kafaz dhe e fotografoi për t’ja treguar ish-gruas.