Tetë fëmijë u vranë gjatë një sulmi në shkollë në provincën Hubei të Kinës, në ditën e tyre të parë të shkollës.

Sipas policisë, një burrë 40-vjeçar sulmoi me thikë nxënësit në orën 08:00 të mëngjesit (sipas orës lokale), kur fëmijët sapo kishin shkuar në klasë. Dy nxënës të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi.

Ndërsa autori është arrestuar nga policia. Autoritetet kineze nuk kanë dhënë shumë informacion rreth këtij sulmi të rëndë, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet i paqartë.