Vriten dhe digjen 10 këngëtarë të muzikës popullore

19/01/2020 - 10:52

Dhjetë këngëtarë të muzikës popullore janë qëlluar për vdekje dhe djegur në një pritë në Meksikën perëndimore që besohet të jetë kryer nga një kartel i drogës, thonë zyrtarët.

Anëtarët e grupit Nahuas po ktheheshin nga një koncert kur u sulmuan në qytetin Chilapa në shtetin Guerrero. Viktimat, të gjithë meshkuj, ishin të moshës 15 deri 42 vjeç.

Karteli Los Ardillos, i cili shpesh shënjestron njerëz autoktonë në zonë, u fajësua për sulmin. Zyra e prokurorit të Guerreros tha se po hetonte rastin.

Guerrero është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit drejt Paqësorit dhe pjesëve të tjera të vendit. Los Ardillos kanë qenë të lidhur me dhjetëra vdekje muajt e fundit, përfshirë shumë njerëz vendas, sipas mediave lokale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një djalë adoleshent, viktimë e bulizmit ‘gjithë jetën e tij’ ka vrarë veten në Britani pasi ndjente se nuk mund t’i shpëtonte ngacmimeve

Një tjetër paciente ka humbur jetën mbrëmjen e sotme nga koronavirusi në Itali.

Mbërrin në 10 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Itali.

Regjistrohet rasti i parë i prekjes me koronavirus në Barcelonë dhe në Zvicër.

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka rënë në kufirin mes Turqisë dhe Iranit.

Policia vazhdoi sot kontrollet në postblloqet përreth qyteteve italiane të izoluara, ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë përhapjen

Kroacia ka konfirmuar rastin e saj të parë të koronavirusit.

Britania e Madhe ka shtuar masat për tu mbrojtur nga virusi vdekjeprurës, koronavirus.

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.